Klubi i Sampdoria-s në Itali ka përfituar nga një foto e postuar nga futbollisti i Realit për të bërë shaka me ndjekësit e saj në rrjetet sociale.

Në “twitter” versionin Anglisht, Sampdoria ka postuar një status ku duket Ramos me një këmishë e cila i ngjan uniformës së tyre dhe ku shkruajnë: “Jeni të sigurt që merkato është mbyllur?”

Sigurisht një shaka, pasi të paktën për momentin është e pamundur që Ramos të transferohet në klubin gjenovez.

?⚪?⚫??? #Style #Colours #Summer #FeelingGood

A post shared by Sergio Ramos (@sergioramos) on

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb