Aktorja e njohur amerikane, Jenna Ortega, ka treguar se do të dëshironte të bëhej gazetare hulumtuese.

Ylli i filmit, kur është pyetur nga “BuzzFeed”, se çfarë pune do të bënte po të mos ishte aktore, ka thënë se e gjithë familja e saj janë në fushën e mjekësisë.

“Sigurisht do të isha ndonjë infermiere, apo diçka e tillë. Gjithashtu do të më pëlqente shumë të isha gazetare hulumtuese. Mendoj se do të ishte shumë qejf, vetëm të përkushtohesh ndaj diçkaje e të bëhesh i obsesionuar pas asaj çështje e të shkruash për të. Potencialisht do të udhëtoja nëpër botë për të folur rreth asaj çështje. Mendoj se do të ishte punë e mirë”, ka thënë ylli.

Ajo ka treguar se si do të dukej jeta e saj nëse do ta linte aktrimi.

“Çdoherë që ngopem nga aktrimi mendoj me vete ‘a dua ta bëj këtë’ a ‘nuk dua ta bëj këtë’ dhe pastaj mendoj se ‘ekziston edhe gazetaria hulumtuese’”, ka thënë tutje Jenna.

Ajo njihet më së shumti për rolin e saj në serialin “Wednesday” dhe më herët pati thënë se sheh shumë ngjashmëri në mes të karakterit që luan dhe vetes së saj në jetën e përditshme, duke thënë se ka të njëjtin sens humori.

“Që kur isha gjashtë vjeçe njerëzit më thoshin që dukesha si ajo. Përveç kësaj sensin e humorit e kam të zi”, pati thënë aktorja.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: