Aktorja me këmbët më të bukura në Hollywood, Jennifer Aniston është duke shijuar suksesin nga roli në filmin dramatik Cake. Ndërsa vëmendja e mediave është përqëndruar tek 45­vjeçarja, ajo zbuloi për revistën ‘The Hollywood Reporter’ problemet me një sëmundje që e ka zbuluar së fundmi tek vetja, disleksinë.
“E vetmja arsye që e dija që kisha disleksi, ishte se shkova të bëja një vizitë për të marrë syze. Më bënë analiza të njëpasnjëshme dhe e zbuluan që vuaja nga ky çrregullim. Por, para se ta dija, kujtoja se thjesht nuk isha e zgjuar. Se nuk mund të arrija asgjë. Kur pata zbulimin e madh, u ndjeva sikur gjithë traumat, tragjeditë dhe dramat e fëmijërisë u zgjidhën”.
Pyetjes për fëmijën, Aniston iu pergjigj, “Kjo temë është kaq e ezauruar. Nervozohem kur më pyesin, pasi është shumë personale. Kush e di kur do të ndodhë? Prej disa kohësh është një dëshirë. Ne po bëjmë të pamundurën”.
Aktorja foli gjithashtu për ish-­burrin e saj, Brad Pitt, i cili gjatë verës u martua me Angelina Jolie.
“Ne nuk komunikojmë përditë, por i urojmë njëri­-tjetrit gjëra të mrekullueshme. Askush nuk bëri asnjë gabim. Më kupton? Ndonjëherë gjërat thjesht ndodhin. Ah sikur bota t’i jepte fund budallallëqeve të telenovelave”.

Cfarë është Disleksia
Disleksia është një term që i përket një paaftësie të veçantë të procesit të leximit. Nga ana mjeksore,  përkufizohet si një gjëndje që rezulton nga shkaqe gjenetike, neurologjike ose të pjekurisë. Disleksia përkufizohet si një çrregullim që manifestohet nga vështirësitë që hasen kur fëmijët mësojnë të lexojnë, pavarsisht mësimit konvencional, inteligjences personale të individit apo mundësive socialkulturore.
Për të gjetur shkakun e Disleksias janë bërë shumë kërkime shkencore dhe janë zhvilluar shumë teori.  Disleksia është rezultat i dështimit/ i paaftësisë të njërës nga dy hemisferat e trurit për të dominuar zhvillimin e gjuhës.
Fillimisht, studjuesit kërkonin një shkak të vetëm të Disleksias, por tani të gjithë besojnë se ka shumë faktorë që ndikojnë në të.
Karakteristikat
Nxënësit me Disleksia mund të shfaqin njërën ose më shumë nga karakteristikat e mëposhtme.:
Paaftësia për të mësuar dhe për të mbajtur mend fjalët vetëm duke i shikuar
Vështirësi në dekodim
Vështirësi në drejtshkrim
Mungesë/paaftësi në organizimin e materialeve
Vështirësi në gjetjen e fjalës së duhur kur duan të komunikojnë me shkrim dhe me gojë
Nuk ka kënaqësi kur lexon në mënyrë të pavarur
Vështirësi kur shkruan në diktim
Ndryshim/kthim të shkronjave dhe fjalëve (shkruan ‘b’ ‘d’ ose me kokë poshtë)
Vështirësi në grumbullimin dhe në gjetjen e fjalëve të shkruara
Memorje të dobët vizuale për simbolet e gjuhës
Lëvizje/mospërqëndrim të lëvizjeve të syve kur lexojnë
Vështirësi në procesin e dëgjimit
Vështirësi për të zbatuar atë çfarë kanë lexuar në situata të ndryshme mësimore ose sociale
Shkrim dore i paqartë/i palexueshëm
Ngatërrojnë zanoret ose zëvëndësojnë një bashkëtingëllore me një tjetër
Aftësi motorike jo adekuate të muskujve të vegjël.

(d.b/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: