Jennifer Lopez po përpiqet t’i shpëtojë “vështrimit” mediatik në divorcin e saj me Ben Affleck dhe të fokusohet tek jeta e saj e re.

Gjatë një bisede të shkurtër që kanë pasur në rrjetet sociale me asin e NBA-së, Jimmy Butler, raportimet flasin për një flirt mes tyre.

Ylli i Miami Heat iu përgjigj një prej postimeve të Lopez “A keni një unazë?”. Që atëherë, mesazhet që ata shkëmbyen u bënë temë diskutimi në agjencitë ndërkombëtare, të cilat shkruajnë për “flirtin” mes të dyve. “Është e paqartë se cilës unazë i referohej Lopez, por ka të ngjarë të jetë një referencë humoristike me një lojë fjalësh në unazën e kampionatit të NBA, çmimi që u jepet fituesve të finaleve të NBA”, raporton gazeta spanjolle Marca.

Pas mesazheve, Twitter – X ishte ndezur për flirtin e mundshëm mes të dyve, ku shumica komentuan se basketbollisti nuk humbi rastin të “ngjallë thashetheme” pas ndarjes së Lopez.

Në të njëjtën kohë, 55-vjeçarja po bëhet virale me fustanin që zgjodhi të vishte në Festivalin Ndërkombëtar të Filmit në Toronto. Jlo u tregoi të pranishmëve format e saj, të cilat mbaheshin nga harqet e mëdha të zeza. Ajo kompletoi pamjen mahnitëse me taka të argjendta teksa ecte e vetme në tapetin e kuq.

 

View this post on Instagram

 

A post shared by Jennifer Lopez (@jlo)

Kjo ishte dalja e parë publike e aktores në tapetin e kuq që kur ajo paraqiti kërkesën për divorc nga Ben Affleck muajin e kaluar. Aktori, edhe pse ishte producent i filmit, nuk mori pjesë në premierën e tij. Affleck ishte në Los Anxhelos në të njëjtën kohë.

Beni zakonisht i vrenjtur dukej se ishte në gjendje të mirë shpirtërore ndërsa shkonte në zyrë me një mik. Edhe pse Affleck nuk shkoi në event, miku i tij më i mirë Matt Damon, i cili është gjithashtu bashkëproducent i filmit, udhëtoi deri në Toronto me gruan e tij, Luciana Barroso.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb