SHBA

Ditën e djeshme, Jennifer Lopez dhe Alex Rodriguez, zyrtarizuan fejesën e tyre pas 2 vitesh lidhje dashurie. Këngëtarja 49 vjeçare ka befasuar gjithë opinionin kur publikoi një foto, ku shihet unaza me një diamant gjigant.

  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri

Edhe i dashuri i saj, i cili është gjashtë vjeç më i ri po ashtu postoi një foto ku ka konfirmuar se Jennifer i tha po. “Ajo tha po”, u shpreh Alex në postimin e tij në Instagram. Ndërkaq, Benny Medina, që është përfaqësues i këngëtares dhe aktores ka konfirmuar se ajo është fejuar.

Alex i propozoi Jennifer-it gjatë pushimeve në Bahamas dhe për të gjithë miqtë e tyre nuk ishte aspak surprizë, pasi ishte diçka që pritej. Përsa i përket unazës, ajo arrin në vlerën 5 milionë dollarë. Kujtojmë që Jennifer Lopez më parë ishte e martuar me këngëtarin Mark Anthony.
(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb