Me barkun e sheshtë dhe një t-shirt të ngritur mbi gjoks, si një adoleshente, Jennifer Lopez që i mbush 48 vjeç në korrik, publikon një selfie, duke treguar format e saj spektakolare përpara pasqyrës, duke çmendur fansat e shumtë në rrjet.

Ylli i pop-it, me origjinë portorikane tregon se mosha për të është vetëm çështje numrash, që ka mbajtur një fizik të admirueshëm dhe një bukuri pa kohë.

Një bukurie që nuk i rezistojë dot as Drake, reperi 30 vjeçar dhe ish i dashuri i Rihannës, me të cilën, sipas thashethemeve, ajo ka prej disa muajsh një flirt.
Pas publikimit të fotos të nxehtë disa ditë më parë fansat kanë ‘shpërblyer’ me 900 mijë like dhe 17 mijë komente, foto e këngëtares.
(da.xha/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: