Është në formë të shkëlqyer Jennifer Lopez, që pas turneut veror botëror shijon ditët e para të shtatorit në det me te fejuarin Alex Rodriguez.
Në Instagram këngëtarja e famshme poston foto romantike përpara një perëndimi dielli, kërcen dhe zbavitet me një kostum plazhi duke treguar format perfektë.

  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri

Në 24 korrik ylli i pop-it ka festuar 50-vjetorin dhe në kanalin e saj në youtube shpjegon: ’Të gjithë më thonin që isha e çmendur duke nënkuptuar moshën time, në fakt ka qenë një mënyrë për t’i treguar njerëzve që pavarësisht moshës një 50 vjeçare mund të vazhdojë të jetë në formë dhe aktive, pa pasur frikë për moshën e saj. Jam këtu dhe nuk iki askund.

Këto fjalë mund të jenë shumë kuptimplote për shumë njerëz’, ishte shprehur artistja.

(da.xha/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb