SHBA

Jennifer Lopez ka sjell edhe një projekt të fundit për vitin që po lëmë pas. Ylli amerikano-latin ka publikuar videon e këngës “Limitless”, e cila është edhe kolonë zanore e filmit “Second Act” që do të shfaqet në kinematë botërore.

Ashtu si gjithmonë JLo duket e mrekullueshme dhe energjia e saj shfaqet në çdo skenë. Por pjesa më interesante është momenti kur shfaqet vajza e saj 10-vjeçare, Emme Maribel Muniz, të cilën e ka fal martesës me këngëtarin, Marc Anthony.

  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri

‘Limitless’ flet për thyerjen e barrierave dhe këmbënguljen. Emme shihet në videoklip duke kënduar dhe kërcyer, dhe të gjitha lëvizjet janë në sinkron me nënën e saj JLo, duke plotësuar njëra-tjetrën.
(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb