Në gusht çifti i famshëm Jennifer Lopez dhe Ben Affleck vendosën të ndaheshin.

Edhe pse ende nuk e kanë finalizuar divorcin, të dy tashmë po planifikojnë jetën e tyre veçmas.

Së fundmi, J.Lo ka zbuluar arsyet pse vendosi t’i japë fund një martese që shumë menduan se do të zgjaste me dekada.

Lopez rrëfeu se lidhja përfundoi pas publikimit të dokumentarit të saj, “The Greatest Love Story Never Told”, i cili u shfaq premierë në shkurt 2024. Pavarësisht shpresës se çifti do të kishte një fund përrallor, aq më tepër që ata ishin martuar, gjërat nuk shkuan kështu.

Në një bisedë me Nikki Glaser për revistën Interview, Lopez shpjegoi se “e gjithë bota e saj shpërtheu” pas publikimit të dokumentarit të saj.

Sipas saj, ky ishte momenti kur kuptoi se martesa e saj kishte përfunduar.

Ndërsa po rikuperohej nga ndarja e saj e fundit, Jennifer i tha Glaser-it se ajo mësoi se gjërat nuk shkojnë gjithmonë sipas planit dhe është thelbësore të mësosh nga gabimet e tua.

“Unë po reflektoja për këtë moment në jetën time dhe mendova, ‘Kjo nuk është ajo që imagjinoja se do të ishte’. Pastaj kuptova, ‘Jo, kjo është pikërisht ajo që më duhej për të arritur atje ku dua të shkoj’, i tha Lopez, Glaser.

Një burim i afërt me JLo shtoi:

“Ajo dëshiron që viti i ardhshëm të jetë më i miri i jetës së saj, për t’i treguar botës se jeta e saj e dashurisë nuk e ka dekurajuar. Ajo do të ngrihet përsëri”.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb