Kryeministri i Belgjikës, Charles Michel, ka dhënë dorëheqjen nga detyra pas paraqitjes së një mocioni mosbesimi kundër qeverisë së tij.

Partia më e madhe në koalicionin e krijuar nga Michel, “Flemish N-VA” u largua një javë më parë pas një mosmarrëveshje për nënshkrimin e paktit të migracionit.

Largimi i partisë aleate e ktheu qeverinë e Charles Michel në një pakicë.

Ndaj kabinetit të tij u paraqit një mocion mosbesimi në Parlament, por Kryeministri dha menjëherë dorëheqjen.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: