Edmond Rrushi ka dhënë dorëheqjen si drejtor i Autoritetetit Kombëtar të Ushqimit, AKU.
Drejtimin e AKU-së pritet që ta marrë Olsi Komici.
Rrushi, ish-deputet i PL-së, u emërua drejtor i Autoritetit Kombëtar të Ushqimit (AKU), më 30 tetor 2023, pas dorëheqjes së Jeta Dedës nga kjo detyrë.
Ende nuk dihet arsyeja e dorëheqjes së tij, por pritet që Edmond Rrushi të kandidojë për deputet në zgjedhjet parlamentare të 11 Majit.
(Balkanweb)