TIRANE- Gjykata e Krimeve të Rënda ka dhënë masën e sigurisë “arrest me burg” për 3 anëtarët e grupit “Bajri”.

Gjatë ditës së djeshme u dha vendimi për 6 nga 11 të arrestuarit e këtij grupi.  Gjykata ka dhënë arrest me burg  edhe për Safet Bajrin për “armëmbajtje pa leje”.

Masa e dhënë ditën e sotme:

Safet Bajri -Arrest me burg

Denis Brajoviq -Arrest me burg

Ismet Idrizi -Arrest me burg

Klaudio Hoxhalliu- Arrest me burg.

Grupi i “Bajri” akuzohet trafik ndërkombëtar droge, armëmbajtje pa leje, vrasje të mbetura në tentativë dhe shumë vepritari të tjera të paligjshme.

Dje Krimet e Rënda kanë lënë në burg Safet Bajrin dhe 5 anëtarë të tjerë të grupit kriminal “Bajri”: Ilir Rustemin, i arrestuar në ndërhyrjen e datës 6 shtator në Shkodër; Emrah Plakun, i arrestuar në ndërhyrjen e datës 6 shtator në Shkodër; Astmer Bilalin, i arrestuar në ndërhyrjen e datës 6 shtator në Shkodër; Armir Grimajn, arrestuar në Shkodër dhe Fabiol Rexhepin, të arrestuar në Shkodër;

Arbër Hoxha, avokati i Safet Bajrit e ka cilësuar të paligjshëm vendimin e Krimeve të Rënda dhe tha se nga pala mbrojtëse u ofrua garancia pasurore por kjo nuk u mor parasysh. Sipas tij akuza e vetme nga klientit të tij është jo për ndikim në gara sportive.

Operacioni i përbashkët i policisë dhe Prokurorisë së Krimeve të Rënda që u zhvillua pas muajsh të tërë hetimesh, u shtri në Tiranë e Shkodër, por edhe jashtë kufijve në Roterdam dhe Holandë. Ndërkohë dy të tjerë janë shpallur në kërkim, në sajë të aksionit ‘Oaz’.

Në Roterdam, Holandë janë arrestuar Behar Brajoviq, (Bajri) dhe Samet Halluni.
Truri i bandës konsiderohet Enver Bajri, i cili është ende në kërkim. Dyshohet se 45-vjeçari fshihet në Belgjikë. Po ashtu, referuar burimeve zyrtare “BalkanWeb” ka mësuar se 45-vjeçari merrej me trafik drogash të forta, që i merrte nga Amerika Latine dhe i transportonte drejt vendeve të Bashkimit Europian. Ne kerkim eshte gjithashtu edhe Nelson Hysa 34 vjeç. Arrestimi i këtij grupi ka ardhur pas hetimeve të gjata, përgjimeve dhe dokumentimin e veprimeve të paligjshme të anëtarëve të grupit, si brenda ashtu edhe jashtë vendit.

(n.m/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb