TIRANË- Prokuroria e Krimeve të Rënda ka dhënë sot pretencën për Razip (Gate) Mahmutaj, i cilësuar si kreu i grupit të zjarrit që vepronte në Lazarat dhe qëlloi ndaj policisë gjatë operacionit antikanabis në 2014-ën.

Për shkak të akuzave që i rëndonin mbi supe, Prokuroria ka kërkuar për Gate Mahmutaj 18 vite burg, ndërsa për të birin Vandam Mahmutajn, 8 vite burg. Po sot policia ka dhënë pretencën edhe për 8 persona të tjerë. Mbi ta rëndon akuzat për sulm ndaj policisë, për pjesëmarrje në grup të strukturuar kriminal, për prodhim dhe mbajtje narkotikësh si dhe për për kundërshtim të efektivëve të policisë.

Për të akuzuarin tjetër Arjan Basha, Prokuroria ka kërkuar 17 vite burg, 13 vite për Altea Haskën, 14 vite për Ramadan Bashën,11 vite burg për Matias Bocai, për Klaj Karemani është kërkuar 7 vite burg, 12 për Engriend Aliko, 7 vite për Lorenc Bregun dhe 3 vite burg për Drini Aliko. Ky i fundit akuzohet vetëm për akuzën e moskallëzimit të krimit.
(ma.ar/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb