Është liruar nga burgu ish-ushtari i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Tomor Morina. Lajmin për Klan Kosova e ka konfirmuar djali i dajës së ish-ushtarit, Gurakuq Dobruna.

Ai ka thënë se vendimi për lirimin e tij është marrë, por nuk dihet se kur do të lirohet.

“Vendimi për lirim është marrë sot, kur do të dalë nga burgu nuk e dimë ende, sepse dokumenti i vendimit duhet të dërgohet në burgun ku po qëndron Tomori.”

Dobruna shtoi se lirimi i Tomor Morinës mund të ndodhë gjatë ditës së nesërme ose gjatë dy apo tre ditëve të ardhshme.

“Sipas avokatit, kjo mund te ndodhë gjatë ditës së nesërme ose 2-3 ditët e ardhshme.” Ish-ushtari i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Tomor Morina, u arrestua më 24 korrik në pikën kufitare në Bllacë.

Ai u mbajt për më shumë se dy javë në Burgun e Shutkës, në bazë të një fletarresti të Interpolit të lëshuar nga Serbia.

Morina akuzohej se gjatë viteve 98-99-të kishte kryer krime lufte. Serbia kishte kërkuar nga Maqedonia e Veriut të ekstradonte Tomor Morinën.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb