Asambleja e Përgjithshme e OKB-së ka miratuar rezolutën kundër Shteteve të Bashkuara të Amerikës për të njohur Jerusalemin si kryeqytet të Izraelit.

128 vende anëtare të OKB kanë votuar pro rezolutës, 35 kanë abstenuar dhe 9 vende të tjera kanë dalë kundër rezolutës.

“BalkanWeb” mëson se edhe Shqipëria i është bashkuar shumicës së vendeve anëtare për të votuar pro rezolutës dhe kundër vendimit të SHBA për Jerusalemin.

Me këtë rezolutë, OKB i ka bërë thirrje Shteteve të Bashkuara që të tërhiqet nga vendimi i njohjes së Jerusalemit si kryeqytet të Izraelit.

Më herët, ambasadorja e Shteteve të Bashkuara Nikki Haley paralajmëroi përfaqësuesit e vendeve të tjera në Kombet e Bashkuara se do të mbajë shënim emrat e vendeve që do votojnë pro rezolutës.

Haley tha se Presidenti Trump i ka kërkuar që ajo t’i dorëzojë një raport mbi vendet të cilat votojnë kundër Shteteve të Bashkuara. Para votimit, kryeministri izraelit, Benjamin Netanjahu paralajmëroi refuzimin e këtij rezultati dhe e cilësoi OKB-në si “shtëpinë e gënjeshtrave”.
timesokokok
(d.d/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: