JERUSALEM– Gjykata e Lartë e Izraelit konfirmoi sot dënimin me 18 muaj burg për korrupsion për ish-kryeministrin, Ehud Olmert, i cili do të bëhet shefi i parë i qeverisë që dënohet në vendin e tij.

Ehud Olmert, 70 vjeç, ka qenë kryeministër nga viti 2006-2009 dhe u dënua fillimisht me gjashtë vite burg dhe 210 milionë euro gjobë në gjykatën e shkallës së parë.

Avokatët e Olmertit, njoftuan në atë kohë se do ta apelonin këtë vendimin.

Ish-kryeministri izraelit u dënua për korrupsion në kuadër të një skandali të pasurive të patundshme kur kishte qenë kryetar bashkie i Jeruzalemit (1993-2003).

(d.b/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: