Fundi i shtatzënisë së tretë po afron dhe Jessica Simpson tregon në Instagram format e saj shpërthyese.
Pasi ka ndarë pamjet e këmbëve të saj të fryra dhe të fytyrës së lodhur pas një gripi që kaloi, këtë herë ajo tregon barkun shtatzënë.
Me bikini dhe me syze të mëdha dielli, këngëtarja shkruan: Jess-tation’, duke ironizuar se si e menaxhon ajo këtë situatë të vështirë.

Edhe pse ajo është në pritje të fëmijës së tretë që e ka vënë në provë shumë të vështirë Simpson nuk e humb asnjëherë ironinë. Ajo dokumenton me foto në rrjetet sociale momente nga kjo shtatzëni.

Nënë e Maxwell 10 vjec dhe e Ace 7, ndoshta ylli i pop-it nuk e imagjinonte që i duhej të përballonte nëntë muaj kaq intensiv. Këmbët dhe kavilja ju frynë në mënyrë të pabesueshme dhe në tetë javët e fundit ajo është shtruar katër herë në spital. Herën e fundit nga një bronkit.

Tani kanë mbetur vërtet shumë pak nga lindja e vajzës dhe ajo mezi po pret: ”Po numëroj ditët për të parë buzëqeshjen e saj të ëmbël’, shkruan ajo në komente.

(da.xha/BalkanWeb)

  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb