BRITANI-Këngëtarja britanike Jessie J ka shtyrë koncertin e saj të parë, për shkak të problemeve shëndetësore.

Krijuesja e hitit “Price Tag” do të niste turneun e saj të koncerteve nëpër Britani të Madhe, por është detyruar të anulojë koncertin e parë që do të mbahej në O2 Academy të Glasgowit.

“Fatkeqësisht unë kam infeksion në fyt. Jam shumë e pikëlluar dhe i dua shumë fansat e mi skocezë- ju jeni më të mirët”, ka shkruar Jessie J.
Ajo nuk ka konfirmuar nëse datat e tjera do të anulohen për shkak të problemeve me fytin.

(d.d/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: