Ky është jet-i luksoz që Princi Charles i Anglisë do të përdorë në udhëtimin e tij përreth Amerikës gjatë turneut në SHBA.

Edhe pse është bërë fillimisht për rreth 180 njerëz, Airbus A320-232 është konvertuar për të akomoduar vetëm 26 njerëz – por në një luks total.

“Avioni prej pellushi” është i pajisur me një krevat të madh dopio dhe dush, WIFI, telefona satelitore dhe makinë Nespresso për kafe.

Avioni gjithashtu ka rreth 200 filma në dispozicion, të cilët mund të shfaqen sipas kërkesës në 15 ekranet me madhësi të ndryshme që janë vendosur në xhet. Ndërsa banjat janë të veshura me ar.
(da.xha/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: