TIRANE- Tifozët e Lionel Messit mund shohin së shpejti filmin për kampionin e tyre. Filmi në fjalë flet për jetën dhe karrierën e yllit argjentinas të Barcelonës. Gjithashtu në të mund të gjeni intervista nga arkivi, e po ashtu edhe dhe disa regjistrime të papublikuara më parë.

https://www.youtube.com/watch?v=5gaFaYAlSaw

Regjisori De La Iglesias ka përdorur imazhe nga arkivi, intervista të ndryshme dhe pjesëmarrjen e një aktori që luan “Pleshtin” në hapat e tij të para në futboll.

Në dokumentar janë përfshirë edhe intervista me personalitete të futbollit botëror si ish-kampioni holandez dhe ish-trajneri i Barcelonës, Johann Cryff, shokët e tij të skuadrës te Barcelona, Iniesta, Pique, Mascherano, ish-trajneri i Argjentinës Cesar Luis Menotti, gazetarë dhe shkrimtarë të shumtë që analizojnë jetën dhe karrierën e një prej yjeve më të mëdhenj të futbollist botërër, Lionel Messi.

(ma.ar/tg/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: