PARIS – Ndoshta nuk do të jetë kurrë një libër që do ta ketë merituar me të vërtetë cilësimin “si libri më me vlerë”. Ky libër peshon mbi 6 kilogram, “Arkivat e Charlie Chaplin-it” është ndoshta vepra më e plotë e shkruar ndonjëherë për një nga artistët më të mëdhenj të shekullit të njëzetë.

Ky vëllim i madh në anglisht ku tekstet janë përkthyer në frëngjisht në një broshurë të veçantë 82-faqesh është botuar nga Taschen nën drejtimin e Paul Duncan-it, historiani i madh britanik i historisë së filmit të cilit i detyrohemi tashmë shumë për Ingmar Bergman dhe Pedro Almodovar-in.

Libri me 560 faqe, të ilustruara me mbi 900 fotografi të fton të kundrosh cilësinë e printimit të jashtëzakonshëm duke ndjekur hap pas hapi jetën dhe veprën e kineastit. E nisim me fëmijërinë e tij të mjerueshme në Londër për të vazhduar me performancën e tij të parë në Mbretërinë e Bashkuar dhe më pas në sallat e muzikës amerikane, duke kërkuar përulur filmin e tij të parë me metrazh të shkurtër dëshmi e qartë e përkushtimit të tij. Na pikëllon fakti i refuzimit të tij në Amerikën e obsesionuar nga “Gjuetia ndaj të kuqve” dhe vërejmë pafuqishëm katastrofën e “Konteshës nga Hong Kongu”, filmin e tij të fundit në vitin 1967.

“Parimi i këtij libri është i thjeshtë: për të treguar se si Chaplin ka mundur të realizojë filmat e tij”, thotë Paul Duncan në hyrjen e veprës.

(er.nu/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: