Nga problemet shëndetësore e deri tek dhuna e divorci. Kjo është historia që do të trajtohet ditën e sotme në studion e emisionit me Zemër të Hapur në News 24 të moderatores Evis Ahmeti.

Një grua 45 vjeçe rrëfeu për redaksinë e emisionit se është detyruar që pas divorcit nga martesa ligjore, për të ushqyer fëmijët e saj, që kundrejt një pagese 800 mijë lekë të vjetra të martohej fiktivisht.

Sot ajo është nënë e dy fëmijëve, një 14 dhe tjetri16 vjeç dhe gjendet mes skamjes e problemeve shëndetësore të krijuara nga dhuna sistematike e bashkëshortit gjatë martesës.

Gruaja 45-vjeçarja: Nuk kam jetuar tek burri, sepse nëna e tij nuk më pranoi. Vjehrri dhe vjehrra kanë vdekur, të tjerët janë jashtë shtetit. Burri shkonte dhe takonte familjarët e tij. Njerëzit e burrit nuk më donin. Nga aksidenti që shkaktova nuk më donin. Ai fillimisht “braktisi” familjen e tij dhe jetoi me mua. Kam djalin me epilepsi, kishte kaluar goditje në burg, kur më ka qëlluar djalin, aty i kam kërkuar divorcin. Burri ka qenë tre vite në biruc dhe ka kaluar goditje.

Djemtë nuk flasin me babain. Unë nuk i kam penguar asnjëherë, por ai nuk merret me fëmijët, nuk do që t’i takojë. Ai jeton jashtë dhe nuk di, ndoshta ka krijuar sërish familje të tij. Unë jetoj me qira, ka 5 muaj pa paguar, këtu në Lushnjë. Nuk kam shkuar tek shtëpia e prindërve, sepse nënën kam dhe ajo është sëmurë vetë. Unë marr 100 mijë lekë nga epilepsia. Një djalë merr 70 mijë lekë, ndërsa tjetri nuk di nëse do ketë pension. Policia nuk mori për bazë denoncimin tim, sepse nuk më besuan.

(Balkanweb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb