TIRANË- Një ditë më parë në media u shpërnda me shpejtësi lajmi se vajza e këngëtares Eli Fara, Marina Fara që njihet për format e saj bombastike dhe fotot sexy që poston në rrjetet sociale, shpalli fejesën me një biznesmen, por sot të tjera detaje dalin në dritë.

Biznesmeni nga Shkodra, Edi Ismaili që kohët e fundit ka hapur një lokal në Bllok, njihet edhe si ish-i dashuri i këngëtares së njohur Rozana Radi, arsyet e ndarjes me të cilën nuk janë zbuluar ende.

Por të vërtetat për të nuk mbarojnë me kaq. Një detaj tjetër interesant nga jeta e tij është dasma superluksoze në Bllok, e cila i ka kushtuar jo pak, por 300 mijë dhe që fatkeqësisht me vajzën në fjalë është ndarë vetëm një ditë më pas.
Burime afër miqve të tij bëjnë me dije se gjatë dasmës ai kishte zbuluar diçka jo shumë të këndshme, që nuk mund t’ia falte dot ish-partneres së tij, duke i dhënë fund martesës.
(m.a/BalkanWeb)
