Jeta e futbollistit të famshëm argjentinas, Diego Maradona shumë shpejt do të kthehet në një serial televiziv, ku një pjesë e aktorëve janë bërë të njohur në një komunikatë të “Amazon”, që do e transmetojë në platformën e saj video në internet.

“Tre aktorët argjentinas, Nazareno Casero, Juan Palomino dhe Nicolas Goldschmidt, do të mishërojnë secili futbollistin legjendar në çastet kyçe të jetës së tij, që nga rinia në Argjentinë deri në majën e karrierës së tij legjendare”, thekson kjo komunikatë.

Aktoret argjentinase, Julieta Cardinali dhe Laura Esquivel do të interpretojnë Claudia Villafane, me të cilën Maradona u martua në vitin 1989.

“Punuar në mbashkëpunim me kompaninë meksikane BTF Media, Dhana Media dhe Raze, ky serial do të përbëhet nga shumë episode nga një orë secili, prodhimi i të cilit ende nuk ka filluar”, sipas një zëdhënësi të “Amazon”.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb