Në emisionin “Open” në News24 është diskutuar mbi një nga këngëtaret e suksesshme të skenës shqiptare, të mbi 30 viteve më parë, Parashqevi Simakun.
E konsideruar si ikonë e muzikës shqiptare, Simaku u largua në vitin 1991 drejt SHBA dhe prej atëherë ishte zhdukur nga sytë e publikut shqiptar.
Pastori Akil Pano tha se jeta është e pamëshirshme me njerëzit. “Konkurenca për të bërë art në SHBA është e jashtëzakonshme. Mua mu përdhos miti kur pashë atë video që qarkulloi në fillim”, tha Pano.
Në vijim, ai tha se ne duhet të përballemi me vuajtjet e jetës. “Kjo është saga e artistëve shqiptarë, jo thjesht e atyre që janë larguar nga Shqipëria”, tha Pano. Ai u shpreh se kemi artistët që janë në Shqipëri, është një sagë e vërtetë ajo që ndodh, problematika pa fund.