Kryeredaktori i Panorama Sport, Jetmir Halilaj në një komunikim live për ‘News24’, foli për ngjarjen tragjike që ndodhin në fushën e blertë, ku ndërroi jetë futbollisti i Egnantias, Raphael Dwanena.

Halialaj e quajti ngjarjen si tragjike, ndërsa shtoi se vetë Raphael Dwanena ka deklaruar se ‘Jeta ime është në dorë të Zotit’, ndërsa shtoi se se 28-vjeçari ishte këshilluar nga mjekët për të mos luajtur, por vendosi të mos e ndiqte këtë sugjerim.

“Nuk kam pasur kontakt të drejtpërdrejtë, por më kanë befasuar aftësitë e tij. I befasuar që edhe pas 2 sinjaleve që kishte marrë për shëndetin e tij, ai vazhdonte dhe luante futboll. Kjo temë është trajtuar edhe në media. Këtu po nuk ndodhi një tragjedi e kemi të vështirë të reflektojmë dhe t’i paraprijmë gjërat. Futbollisti kishte marrë udhëzim që nuk duhet të lunte futboll që prej vitit 2018. Ai vetë ka deklaruar se ‘jeta ime është në dorë të Zotit’. Ky nuk është rasti i parë që një futbollist ka pasur probleme me zemrën, një prej tyre ka qenë një futbollist i Laçit. Duhet një rregullore e qartë se kush duhet të luajë dhe kush jo. Nëse një sportist me këto indice thotë që jetë e tij është në dorë të Zotit, a mund t’i paraprihet kësaj?”, u shpreh gazetari Halialaj.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb