TIRANË – Jeta kulturore e Tiranës, për nga më të vegjlit deri tek më të rriturit, bëhet edhe më e pasur, falë informacionin që shpërndan çdo javë, edhe Bashkia e Tiranës, duke iu shpalosur qytetarëve një larmi aktivitetesh artistike.

Në skenën e Teatrit të Operës dhe Baletit do të shfaqet nga 5 deri më 8 dhjetor,
ora 19:00, opera gazmore me muzikë e Ëolfgang Amadeus Mozart e titulluar
“Cosi fan tutte”.

Në teatrin e Metropolit do të shfaqet komedia “Shpërthimi i qenit”në datat 6 dhe 7 dhjetor si dhe 13 e 14 dhjetor, ora 19:00, në sallën Çehov.

Në skenën e Teatrit Kombëtar do të vijojë të shfaqet në datat 5, 6 e 7 dhjetor, ora 19:00, komedia me titull “Vanja, Sonja, Masha dhe të tjerë”. Kjo është një vepër që mban emrin e dramaturgut amerikan Christopher Ferdinand Durang.

Në skenën e Teatrit Kombëtar vijon të shfaqet pjesa teatrale “Liri në Bremen” në datat 10 e 11 dhjetor, ora 19:00. Kjo vepër mban emrin e dramaturgut gjerman Rainer werner FassBinder. “Liri në Bremen” frymëzohet nga një ngjarje e vërtetë e ndodhur në qytetin gjerman Bremen.

Në Teatrin Kombëtar Eksperimental “Kujtim Spahivogli” më 5, 6, 7 dhjetor, ora 19:00 janë shfaqjet e fundit të komedisë “Shiko kush erdhi”.

PER FEMIJET
Në skenën e Teatrit Kombëtar Eksperimental
:Kujtim Spahivogli”, pjesa teatrore “Grinç vjedh Krishtlindjet” është përzgjedhur për të qenë produksioni i radhës nga TKEKS dhe do të fillojë të shfaqet në 6 dhe 7 dhjetor, ora 10:30. Kjo shfaqje premierë do të jetë gjatë gjithë dhjetorit çdo të shtunë dhe të diel ora 10:30
për publikun e vogël.“

Në Teatrin e Kukullave, shfaqet “7 Kecat dhe Ujku” që nga dita e premte, e shtunë dhe e diela. Orari i shfaqjeve është 10:30 dhe 11:30 për çdo të shtunë dhe të diel.

Teatri i Metropolit do të shfaqë ditën e shtunë më 6 dhjetor dhe të dielën, më 7
dhjetor, ora 11:00, në sallën “Shekspir” premierën e re për fëmijë “Një maçok për
ditëlindje”.

Në Cirkun Kombëtar, çdo të shtunë dhe të diel, ora 11:00, shfaqet premiera e re me titull “Ritme festive”. Kjo shfaqje korrespondon me 55 vjetorin e realizimit të shfaqjes së parë të cirkut në vitin 1959.

eee

(ar.sh/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb