ITALI

Mjekët e spitalit ‘Gaslini’ në Itali njoftojnë në rrjetet sociale kurimin e plotë të Musa Baculit, djalit nga Shkodra  që preku zemrat e gjithë shqiptarëve! Ai ndodhej i shtruar prej 3 muajsh në spitalin e këtij qyteti në gjendje vegjetative për shkak të mbytjes!

Rasti i Baculit megjithë vështirësitë e mëdha u mor përsipër nga emisioni “Shqiptarët për shqiptarët”! Thirrjes së Elvisit Nacit për të grumbulluar shumën e madhe të parave ju përgjigjën me qindra shqiptarë brenda dhe jashtë vendit!

“Ekipi multidisiplinar i Gaslinit shpëton një djalosh të ardhur në kushte të rënda nga Shqipëria, ku ishte shtruar në kushte vegjetative për shkak të mbytjes! Sot 9 muaj pas aksidentit dhe 5 muaj pas shtrimit në spitalin tonë, djaloshi do të dalë për të vazhduar jetën e tij! Urime të gjithë mjekëve tanë të mrekullueshëm; infermierë, fizioterapistë, psikologë, kirurgë, ortopedë, anestezistë etj! Jetë të mbarë Musa”: -shkruan stafi i spitalit në rrjetet sociale! Rehabitimi total i Musa Baculit kushtoi 60.000 euro!

 

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb