Emisioni “Shqiptarët për shqiptarët” riktheu historinë e fëmijëve jetimë të Rrajcës. Babai i tyre ka vdekur 9 vjet më parë nga tumori duke e lënë familjen e tij në pike të hallit. Vajza e shtëpisë Mirela, 16 vjec ka marrë përgjegjësitë dhe barrën e shtëpisë sepse si të mos mjaftonte vdekja e babait, ka edhe nënë të sëmurë me epilepsi, cfarë ka dëmtuar dhe sistemin nervor e orientimin. Ndërsa djali ndjek shkollën e Medresesë.
“Jam Mirela Bogdani, jam 16 vjec, jetoj në Rajcë Bardhaj, jetoj me mamin dhe vëllain pasi babi ka ndërruar jetë, ka 9 vite që ka ndërruar jetë, kishte kancer në stomak, kur ai ndërroi jetë isha shumë e vogël, mbështesja vëllain tim të vogël, tani që u rrita e ndjej shumë mungesën e tij. E kuptoj shumë mirë rëndësinë e tij do doja shumë ta kisha. Kujtoj që më conte në shkollë ai ndërroi jetë kur unë isha 7 vjec. Kur vdiq mu duk sikur mbaroi jeta atje, vec kujtimet më kanë mbetur asgjë tjetër. Më mungon përkëdhelja e babit, jeta është. Mami është me epilepsi, vetëm nuk e lë, dhe kur shkoj në shkollë mendjen e kam të mami. Medikamentet i kushtojnë shumë 10.000 lekë, i kam marrë qëtësues, ajo mendon për në do që të vazhdojmë shkollën, por me këtë gjendje ekonomike. Nuk kemi pasur mundësi dhe vëllain e kemi dërguar tek Medreseja.
Ushiqmet i marrim me listë, në këtë shtëpi nuk mund të rri, as shtëpi nuk quhet, nga halli rrimë ku të shkojmë, duam një shtëpi të banueshme sic kanë të gjithë, të kisha afër shkollën mos ta lija mamin për shumë gjatë vetëm. I kërkoj Elvisit dhe shqipyarëve atje ku ndodhen të jetoj edhe unë një jetë normale si gjithë të tjerët”, është thirrja për ndihmë e Mirelës. “Babi ka qenë gjithcka për mua, luaja me të, mami qëkur vdiq babi u sëmur. Unë isha I vogël, mami ishte sëmurë, Zoti na ka rritur. Na ka ndihmuar xhamia, na paguan transportin, librat dhe cantën.Këtu në shtëpi është shumë ftohtë”, thotë adoleshenti. “Kam rënë në tokë nga epilepsia, më dridhet trupi, jam shumë sëmurë, mezi qëndroj, nuk kam mundësi për asnjë gjë. Më mungon shumë djali e shikojmë rrallë. E kam zemrën plagë, dua që ti lë vajzën dhe djalin me shtëpi”,- thotë Hajria nëna e fëmijëve.
Sidrit dhe Meri Bejleri udhëtuan për të surprizuar familjen në Prrenjas . Fillimisht panë nga afër ambientet e apartamentit të ri me të gjitha kushtet. Mirela vëllai I saj si dhe Hajria nëna e tyre nuk ishin në dijeni të befasisë së madhe që I priste. Një surprizë e madhe i priste. Donatorët kishin grumbulluar paratë dhe u dhuruan një banesë të re.
Fqinjët në Prrenjas kishin dalë për t’i pritur komshinjtë e rinj. “Ne kishim një qëllim por pa ndihëm e shqiptarëve nuk do ia kishim dalë, ju e keni merituar këtë shtëpi, keni vuajtur pa fund atje, në ato kushte keni jetuar as armikut nuk ia urojmë ato kushtet edhe frigoriferin ua kishin dhuruar. Ne do rikthehemi edhe tek ju, kemi shumë miq në këtë zonë. Këtu keni më shumë mundësi”, u tha Sidritit “Tashmë këtu edhe shkollën e keni më pranë, jeta juaj ka ndryshuar totalisht”, u tha Meri
Dhe fëmijët janë shumë miënjohës dhe falenderues për shtepinë e tyre të re.
(BalkanWeb)