Në Prishtinë të Kosovës, dy vajza jetime Dafina dhe Albina enden rrugëve. Motrat  kanë histori të trishtuar gati gati të pabesueshme. Historia e tyre i ngjan një skenari filmi. Fati i ka goditur me gurë qysh të vogla, nuk i kursen edhe tani në moshë madhore.

Ato nuk i kanë njohur kurrë prindërit e tyre biologjikë. “Jam rritur në një jetimore Mitrovicë. Kam pasur mësuese serbe. Ato ishin shumë të këqija, janë sjellë shumë egër me ne. Nuk kam ndier kurrë kur isha fëmije një përkedhelje, as dashuri prej mësueses. Një ditë më rrahën aq shumë sa më ra të fikët. Kur hapa sytë nuk e dija ku isha.  Atë moment e mbaj mend edhe sot. E kujtoj çdo herë dhe nuk e harroj kurrë. Ka qenë shumë e rënë të rritesh në një vend të atillë” thotë njëra nga vajzat.

https://www.youtube.com/watch?v=HNlXEGFr5fo&feature=youtu.be

“Kam qenë një vit në spital, më ishte përkeqësuar shëndeti, pastaj më kanë çuar në jetimoren e Mitrovicës. Nuk pashë një ditë të bardhë në jetimoren e Mitrovicës. Më kanë keqtrajtuar. Nuk kemi pasur të drejtë as të flisnim shqip. Flisnim vetëm serbisht. As për të ngrënë nuk kishim. Dilnim dhe lypnim për bukë. Na kanë keqtrajtuar shumë keq. Nuk i harroj fëmijët kur i rrihnin, jo vetëm mua por edhe fëmijë të tjerë. Na torturonin në jetimoren e Mitrovicës. Na lidhnin tek krevati.

Albina dhe Dafina e kanë kaluar fëmijërinë në jetimoren e Mitrovicës. Vajzat nuk e kanë njohur kurrë prindërit. Ato u strehuan 8 vjet në jetimore, Në 1994 jetimorja u mbyll, rrezikonin të shkonin në Beograd.

“Kur mbusha 8 vjeç me birësoi një familje në Prishtinë. Aty mësuam çfarë do të thotë dashuria prindërore. Kishim një jetë të lumtur. U regjistruam në klasë të parë. Prindërir birësues na falën dashuri, ngrohtësi” thonë vajzat.

Lumturia e motrave në familjen birësuese nuk zgjati shumë. Gjithçka u përmbys kur mësuan se familja që i rritti nuk ishin prindërit e tyre. “Kemi menduar se ata ishin prindërit tanë, por disa persona na thanë të vërtetën se ata nuk ishin prindërit tanë. Kur e kuptuam se nuk ishim fëmijët e tyre jam prekur shumë”

Dëshira e vajzave është ti shohin qoftë edhe njëhere prindërit e tyre të vërtetë. Dy motrat kanë një pyetje që duan tua drejtojnë prindërve biologjikë “Përse i braktisën?”. Dëshirojnë që prindërit ti shikojnë qoftë edhe njëherë “ Dua të njoh prindërit që më sollën në këtë botë. Dua të di përse më kanë braktisur . Kaq dua. Dua ti them përse nuk më deshën kurrë?

Vajzave nga Prishtina u vjen turp kur i pyesin për prindërit “ E ndjej veten keq kur më pyësin për ta” thotë vajza.

Pas vdekjes së prindërve adoptues vajzat jetonin me qira nga bujaria e njerëzve. Kemi dy vjet që ne kemi dalë nga shtëpia. Njerëzit na kanë ndihmua na kanë paguar qiranë. Por nuk zgjati shumë. Na detyruan të dalim prej shtëpisë. Është e rëndë shumë për dy vajza të mbeten në mes të rrugëve”.

Albina dhe Dafina kanë mbetur në rrugë, por ato kurrë nuk janë ndarë nga njëra tjetra. “Jam rrit më të hallet ia kemi qarë njëra-tjetrës. Jemi rritur si motra të një gjaku, si motra biologjike”

Vajzat tremben se mbeten mes katër rrugëve “ Kemi kaq frikë se mos mbetemi në rrugë, ju lutemi shqiptarëve një dhomë duam që të fusim kokën. Kemi kaluar një jetë në jetimore, jemi rrahur nga edukatoret serbe, tani në dimër duam vetëm një dhomë asnjë tjetër”

Vajzat kanë edhe mesazh për nënat që mos t’i braktisin kurrë fëmijët e tyre, siç bënë nënat e tyre me to. Atë natë që mbetën jashtë dikush iu gjend pranë. Ajo është Merita Lezi. “Unë i njoh këta vajza prej 12 vitesh. Unë i ndihmoj aq sa kam mundësi. Ato janë Dafina dhe Albina, vajzat kanë dy vjet që kanë dalë nga banesa. Pronari i nxori në mes të rrugës. Merita i mori vajzat në shtëpi, por banesa e saj është e vogël.“Do gjejmë një zgjidhje për to, i kam trajtuar si fëmijët e mi. Nuk doja që të mbeteshin në mes të rrugës. Vajzat janë braktisur nga e ëma tani nga shoqëria” thotë Merita.

(e.f/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: