Nga: AURORA GOLEMI*
TIRANE – 28-vjeçares Thelleza Nani, së bashku me dy fëmijët e mitur, do t’i duhet të mbledhë plaçkat dhe të lirojë hapësirën e banimit në godinën e ish-Hoteleri Turizmit në Tiranë.
Sot Policia Bashkiake i ka dorëzuar një urdhër, ku thuhet se e ka zaptuar në mënyrë të paligjshme hapësirën prej 11 vitesh.

Më herët, në datën 5 gusht Drejtoria e Përgjithshme e Konvikteve u ka kërkuar jetimëve të lirojnë vullnetarisht ambientet e konviktit, për ti hapur rrugën punimeve për shtrimin e ambienteve të reja për konviktorët.

Banorët janë sqaruar paraprakisht të paraqiten pranë Shërbimit Social në Bashkinë e Tiranës, për të përfituar një nga programet sociale të strehimit.

Janë 11 persona që do të largohen si Thëllëza, në përfundim të afatit të vendosur nga Bashkia Tiranë.

Gjithsej në mencën dhe konviktit të shkollës banojnë 40 persona, që janë të shqetësuar për fatin e tyre. Shumica prej tyre janë të papunë dhe nuk mund ta përballojnë blerjen apo qiranë e një shtëpie.

Në mbështetje të banorëve kanë dalë edhe këshilltarët e djathtë bashkiak. Këshilltarja Reila Bozdo i bën apel kreut të Bashkisë, Erion Veliaj që të gjejë një zgjidhje dhe të mos u mohojë jetimëve të rritur të drejtën për strehim, si në këtë rast.

Problemi i jetimëve që banojnë në ish-konviktet e shkollave profesionale nuk është marre seriozisht nga asnjë qeveri pas vitit 90” edhe pse kjo kategori, e cilësuar si shumë në risk, gëzon status të veçantë dhe duhet të mbrohet nga shteti.
(er.nu/news24/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: