“Jetoj me ty në mendje, zemër e shpirt” – me këto fjalë e kujton sot gjyqtaren Fildes Hafizi, motra e saj Amela. Përmes një postimi të ndjerë në facebook, motra e gjyqtares Hafizi, vrarë dy vite më parë nga ish bashkëshorti i saj, Fadil Kasemi, shkruan se për të koha ka ndaluar në atë ditë.

“Nuk më besohet që kanë kaluar dy vite pa ty. Ndihem e mpirë. Për mua koha ka ndaluar në këtë ditë. Jetoj me ty në mendje, zemër e shpirt. Nuk të harroj në asnjë çast të jetës sime e sot dua që të të kujtojnë edhe të tjerët. Je dashuria e jetës sime dhe të dua në përjetësi.” shkruan Amela, motra e gjyqtares Fildes Hafizi në statusin e saj në rrjetet sociale.

Whatsapp Image 2019 08 31 At 12.36.47 (2)
Whatsapp Image 2019 08 31 At 12.36.47 (2)

NGJARJA
Fildes Hafizi u ekzekutua nga ish-bashkëshorti i saj, Fadil Kasemi, më 31 gusht 2017, pranë shtëpisë ku banonte në Tiranë, në zonën e Xhamllikut. Ngjarja erdhi pas shumë vitesh konfliktesh, për të cilat çifti dhe ishte divorcuar. Madje, gjyqtarja ishte kanosur nga Kasemi vazhdimisht, duke kujtuar këtu ngjarjen te “Shkëmbi i Kavajës”, ku 54-vjeçari ishte edhe i armatosur. Gjyqtarja kishte kërkuar edhe transferim në Tiranë, por KLD e kishte vendosur në Shkodër, rrethin më të largët që ajo kishte kërkuar, pasi ndihej e kërcënuar nga ish-bashkëshorti.

Pas krimit Fadil Kasemi u arrestua nën akuzën e “vrasjes për shkak të marrëdhenieve familjare”, “armëmbajtje pa leje” dhe “rrembim personi”. Hetimi gjyqësor ndaj Kasemit përfundoi pas 24 seancash dhe u dënua me burgim të përjetshëm.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb