Eksperti i IT, Tomi Kallanxhi, në një intervistë me Skype në News 24, foli për faktin nëse bisedat online mund të transkriptohen.

Ai tha se çdo bisedë mund të transkriptohet, madje edhe videot. Kallanxhi dha detaje edhe për aplikacionet që po përdorin kriminelët. Ai tha se vetëm t’i përdoresh si aplikacione, Sky Ecc dhe “Ghost” kushtojnë 1500 dollarë në vit.

Tomi Kallanxhi, ekspert i IT: ‘Ghost’ është një aplikacion që kushton 1500 dollarë në vit. Mund ta shkarkosh edhe në App Store, por përdoret edhe pa e shkarkuar. Njësoj veprohej edhe me Sky Ecc. Çdo bisedë mund të përgjohet. Çdo gjë mund të përgjohet.

Një vajzë prsh në Angli kishte kryer vetëvrasje. Kohët e fundit ajo kishte përdorur së tepërmi rrjetin social për foto, Pinterest. Oficerët, pas ngjarjes së rëndë, i kërkuan Pinterest veprimtarinë më të fundit të vajzës dhe Pinterest iu dorëzoi një dosje të tërë me informacione. Jetojmë në kohë moderne dhe jemi në një ‘Big Brother’.

(Balkanweb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: