Është festë, por ata nuk e ndjejnë. Sot, nesër e çdo ditë ashtu si dje e më parë do e kalojnë ashtu në zymtësinë mbytëse ku  jetojnë.

Nënë Prenda ka mbushur të 80-tat, por duhet të kujdeset për dy djemtë e sëmurë. E ngërthyer në hallin prej të cilit i duket  se nuk do të dal kurrë, ajo  vijon edhe përkundër peshës së viteve të kujdeset sa e si mundet.

Banesa që kishin në fshatin Porav është shembur. Fqinjët e larguar i kanë lejuar të jetojnë në banesën e tyre, e cila po ashtu është e dëmtuar,  por jo sa banesa ku qëndronte familja Ndou.

Shpesh mungon dhe ushqimi, por ky ka qene fati, me këtë pajtohet gruaja e moshuar e cila e pafuqishme vec  hesht, heshtje prej të cilës kupton shumë.

“Unë jam në pikë të hallit, të ardhme jo.. Unë nuk e di se çfarë të bëj. Vetë jam e sëmurë, djalin e sëmurë…”, shprehet e moshuara, me lot në sy.

Nënë Prenda thotë se e vetmja zgjidhje është të hidhet në liqenin e Fierzës. Thotë se disa herë e ka menduar dhe e mendon.

Meraku i saj i vetëm është se çfarë do të ndodhë pas vdekjes së saj, kush do të kujdeset për djemtë, që pas moshës 18 vjeç kanë pësuar probleme të shëndetiti mendor e kurrë nuk ka qenë mundesia për t’i kuruar.

Halli ka shkuar deri në atë pikë sa nuk kanë as kushtet minimale e një lavatrice për të, duket shume.

E teksa tryezat tona janë plot, Prenda Ndou  edhe në këtë natë të ndërrimit të viteve kalon ditët ashtu si të mundet, por tashme me shpresen se dikush do mendojë për te dhe familjen e saj, atje në fshatin e largët malor.

Nëse doni të kontribuoni për nënë Prenden, kontaktoni me gazetarin Armir Mehaj në +355682031657, i cili ka nisur një fushatë në ndihmë të familjes

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb