Fatmir Metoshi është banori nga Pogradeci i cili shpëtoi të moshuarin në banesën që u përfshi nga zjarri në lagjen Nr.4.

Në një shtëpi dy katëshe ra zjarr dhe flakët u përhapën me shpejtësi duke vështirësuar ndjeshëm punën e zjarrfikësve të cilët edhe pse me tre automjete në vendin e ngjarjes, me vështirësi arritën të neutralizojnë flakët pas rreth 2 orësh.

Metoshi ka treguar momentet e para kur banesa u përfshi nga zjarri dhe si e gjeti të moshuarin që jetonte vetëm në shtëpi. Ai thotë se burri ishte duke fjetur teksa shtëpia ishte përfshirë nga zjarri. Banori shton gjithashtu se shërbimi zjarrfikës është vonuar rreth 15 minuta nga momenti kur është njoftuar.

“Dola te ballkoni, shikoj tym në çatia lart. Lajmërova njerëzit dhe më vajti mendja direkt te Avniu, plak i moshuar.  Vajtëm me një kushëri, e nxorrëm përjashta. Po flinte gjumë, ishte shtrirë. Mora zjarrfikësen, policinë në telefon. Erdhën ata. Flakët i pashë në çati, nga ballkoni i shtëpisë time. Shkova të lajmëroja njerëzit që të dilnin përjashta.

Zjarrfikësja u vonua gati çerek ore, më parë erdhi policia se sa zjarrfikësja. Banorët ishin të tmerruar, pastaj plasi flaka menjëherë, mori kati i dytë. Shpërthyem derën e nxorëm plakun.

Në objektet e tjera dolën të tërë jashtë, janë 6 a 7 familje, me qira. Plaku jetonte vetëm se çunat i ka në Amerikë”.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb