VLORË

Një 69-vjeçar ka humbur jetën në rrethana ende të paqarta në banesën e tij në Vlorë. Policia deklaron se i moshuari jetonte me motrën e cila vuan nga probleme të shëndetit mendor.

“Rreth orës 09:00, në lagjen “28 Nëntori”, Vlorë, ka humbur jetën në banesën e tij, dyshohet për shkaqe natyrale, shtetasi K. M., 69 vjeç, i cili jetonte me motrën e tij, shtetasen K. M., 63 vjeçe, e cila vuan nga probleme të shëndetit mendor”, bëri të ditur policia.

Po punohet për zbardhjen e plotë të rrethanave të rastit.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb