BRITANI E MADHE

Pesë javë pas lindjes së djalit Archie, Meghan Markle ka vendosur që të shfaqet për herë të parë në publik. Me siguri, një nga ato daljet e detyruara nga protokolli i familjes mbretërore.


Meghan Markle dhe Princi Harry ishin pjesë e aktivitetit “Trooping of Colour’, në nder të ditëlindjes së mbretëreshës këtë të shtunë. Dukesha kishte zgjedhur një fustan blu të errët dhe dukej shumë e lumtur, me një portret rrezatues dhe një pamje të kuruar në detaje.


  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri

Në këtë ngjarje të rëndësishme të familjes mbretërore, Meghan Markle shoqërohej nga bashkëshorti, Princi Harry, nga Kate Middleton dhe anëtarë të tjerë pallatit mbretëror.


(BalkanWeb)

Etiketa: