Jimmy Carter, ish-presidenti më jetëgjatë i Shteteve të Bashkuara të Amerikës në histori, mbush sot 100 vjeç.
Një fermer kikiriku, Carter u zgjodh guvernator i Xhorxhias në vitin 1971. Ai e mbajti këtë pozicion deri në vitin 1975.
Vitin pasues ai u zgjodh presidenti i 39-të i Amerikës. Ai shërbeu vetëm një mandat në Shtëpinë e Bardhë, katër vjet nga 1977 deri në 1981.
Presidenca e tij u shënua nga dy ngjarje, Marrëveshja e Camp David në 1978 midis Egjiptit dhe Izraelit, dhe kriza amerikane e pengjeve në Iran, e cila kontribuoi në humbjen e tij për një mandat të dytë.
Pasi u mund në zgjedhjet presidenciale nga Ronald Reagan, Carter ia kushtoi energjinë e tij qendrës ”Carter”, të themeluar në 1982: ajo është një qendër aktive për kujdesin shëndetësor, demokracinë dhe çështje të tjera.
Përpjekjet e tij pas presidencës i dhanë atij çmimin Nobel në 2002.
Carter njoftoi në vitin 2015 se vuante nga kanceri i mëlçisë që ishte përhapur në pjesë të tjera të trupit të tij, për të cilin iu nënshtrua disa operacioneve. Gushtin e kaluar ai i tha djalit të tij, Chip se e vetmja gjë që kishte në mendje ishte të mposhtte Donald Trump dhe se shpreson të jetojë mjaftueshëm për të votuar për Kamala Harris.
Votimi i hershëm në Xhorxhia, ku jeton Carter, do të fillojë më 15 tetor.