TIRANË
Kryeministri Edi Rama ka reaguar në “Facebook” duke cituar një shprehje të urtë të filozofit të madh të antikitetit grek, Aristotelit. Me këto vargje, kryeministri duket sikur “shigjeton” Presidentin e Republikës, Ilir Meta por jo vetëm. Ai thekson se çdo kush ka të drejtë të inatoset dhe kjo sipas tij është shumë e kollajshme.
“Çdokush mund të inatoset – kjo është kollaj, por të inatosesh edhe me njeriun e duhur, edhe në masën e duhur, edhe në kohën e duhur, edhe në mënyrën e duhur, kjo jo, kjo nuk është e lehtë dhe jo çdokush e ka këtë fuqi.Aristoteli”-thuhet në postimin e Ramës.
Klima politike pas 30 qershorit duket se është përkeqësuar edhe më tej, ndërsa kreu i shtetit Ilir Meta përcolli dje para mediave mesazhe të forta duke pohuar se askush nuk mund të luajë me interesin e Shqipërisë dhe shqiptarëve.
(n.m/BalkanWeb)