Egnatia ka mposhtur Laçin me rezultatin 1-0. Sfidën e vendosi goli i Bakajokos në minutën e 90-të.

Pas ndeshjes foli trajneri i Laçit, Moriero që nuk fshehu mërzinë.

“Jam i mërzitur sepse çunat kanë bërë ndeshje të madhe, të kujdesshëm, nuk kemi bërë kurrë gabime gjatë 90 minutave. Të marrim kështu gol nga një faull i yni dhe me një kundërsulm kur ka 1-2 minuta, të bezdis. Për fat të keq në futboll jo gjithmonë fiton skuadra që ka luajtur më mirë në fushë. Humbjet të rrisin. Kur ke dëshirë për të fituar, rrezikon të marrësh gol. Ne bëmë të pamundurën për të fituar, nuk duhet të humbasim këto pikë se në fund është vështirë për t’i rikuperuar.

Nuk kam parë kurrë skuadër që zbret në fushë për të barazuar apo humbur. Ky është mentaliteti i Laçit dhe hyjmë çdo ndeshje për të fituar. Këto janë gabime nga të rinj. Një skuadër më eksperte se ne rri me 5 lojtarë mbrapa dhe nuk merr gol në minutën e fundit. Më intereson që skuadra është e gjallë. Jam shumë i mërzitur për rezultatin, por kjo është pjesë e rritjes së një skuadre të re.

Unë jam trajner, për merkaton mendon klubi. Ajo që di është se kam djem që japin zemrën në fushë. Me këtë skuadër do vazhdojmë, është në dorë të presidentit nëse do kemi prurje. Do e shohim. Sot nuk humbëm sepse nuk kishim lojtarët. Ju thoni që është skuadër mediokre, kundërshtarët nuk na trajtojnë ashtu. Është skuadër që ka zemër. Derisa të bëjnë këtë jam shumë i kënaqur me lojtarët e mi. Do shohim deri në fund.

Nëse Mario ka ikur në klub të madh, do të thotë se klubi ka punuar mirë. Molla e zëvendësoi mirë. Mos më pyesni për merkato sepse unë trajnoj futbollistët që kam në skuadër”, u shpreh Moriero.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: