TIRANË

Kreu i Partisë Demokratike Lulzim Basha deklaroi sot gjatë një bashkëbisedimi me studentët se nuk do ketë kriminelë dhe as njerëz që duan të bëjnë para në listat e kandidatëve të PD. Basha prezantoi sistemin e ri të përzgjedhjes së kandidatëve duke theksuar se kërkon demokratizimin e PD dhe ka mbështjetjen e partnerëve perëndimorë. Sipas tij, ky sistem e hap PD-në.

“Ne po adoptojmë një model europian brënda partisë tonë. Unë jam i vendosur ta modernizoj dhe ta demokratizoj Partinë Demokratike dhe për këtë kam mbështetjen e botës perëndimore. Të partisë Konservatore në Angli, CDU-së Gjermane, Partisë Republikane Amerikane. Sistemi që ne do të adoptojmë është një sistem që e hap PD-në, e hap ndaj çdokujt që ndan vlerat tona, vizionin tonë për shoqërinë, për lirinë e individit, mundësitë, konkurencës dhe ju jep mundësinë përmes garës të kontribuojnë nëqoftëse duan të marrin përgjegjësi publike. Që të ndryshojë politika, në rradhë të parë duhet të ndryshojnë faktorët e politikës, që janë partitë politike. Nëse brenda partive politike, gjithë vendimarrja është në dorën e një njeriu, në rastin konkret të kryetarit të partisë që bën listën e kandidatëve për deputetë, ashtu do të jetë nesër dhe shteti, në dorën e një njeriu. Ne do ti japim fund kësaj praktike. Unë ju jap fjalën se jam i vendosur t’i jap fund kësaj praktike, duke nisur brenda Partisë Demokratike sot, dhe nesër në qeverisje”, tha kreu i PD.

Ai shpjegoi më tej se në procesin e përzgjedhjes së kandidatëve ne do të ndjekim praktikat europiane. “Do të mundësojmë se çdokush që ka interes të përfaqësojë politikisht qytetarët, komunitetin, në çdo lloj niveli, të kenë mundësinë të garojnë. Natyrisht do ta bëjmë këtë duke i pamundësuar garimin njerëzve me rekorde kriminale, apo njerëzve që vijnë aty me para për të shyumfishuar paratë e tyre, jo për ti shërbyer qytetarëve apo njerëzve që nuk ndajnë vlerat tona. Britanikët do të na ndihmojnë dhe po na ndihmojnë që ne të ndërtojmë tashmë një mënyrë të zbatimit të këtyre rregullave. Nesër do të shikoni vetë, kur PD do të votojë online formularët e aplikimit pë rata që dëshirojnë të jenë kandidatë në zgjedhjet e ardhëhsme në emër të Partisë Demokratike e cila do të jetë e hapur për të gjithë. Dhe do të jetë merita ajo që do të përcaktojë se kush do të jetë ai/ajo që do të përfitojë përmes votës së lirë dhe përmes një vleresimi transparent, mundësinë për të përfaqësuar nesër PD-në në një Parlament të çliruar nga krimi dhe me një qeverisje të çliruar nga krimi dhe kriminelët”, deklaroi Basha.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: