SPANJË

Pjesa më e madhe e futbollistëve e kanë ëndërr t’u bashkëngjiten skuadrave të mëdha si Barcelona apo ekipeve të tjera. Por tashmë duket se  kjo nuk është më çudi, pasi edhe klubi katalanas është  “shpërfillur” nga  futbollisti meksikan  Karlos Vela, i cili aktualisht luan në Amerikë  me skuadrën e Los Anxhelos.

Ecuria e këtij futbollisti është poiziitive dhe këtë e konfirmojnë vetë shifrat, ku  në 32 takime  ka shënuar plot 15 gola. Trajneri i Barcelonës, Ernesto Valverde kishte shfaqur një interes të madh për futbollistin, por ky i fundit ka zgjedhur të mos bashkohet me skuadrën spanjolle.

Sipas mediave, ajo që e ka detyruar futbollistin t’i thotë jo Barcelonës, lidhet me faktin se trajneri e ka dashur si lojtar stoli dhe jo titullar në fushë.

(n.m/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb