Jo të gjithë kane mundesi të festojnë pranë familjeve të tyre në natën e ndërrimit të viteve .

E thënë kjo pasi ata të cilët nuk gëzojnë shëndët të plotë janë të detyruar të qëndrojnë pikërishtë në ambientet e spitalit përgjatë kësaj nate.

Më shumë se 10 pacientë të vegjël në pediatrinë e spitalit rajonal të Durrësit nuk do të mundin dot të festojnë pranë familjarëve të tyre pasi sipas mjekes pediatre Gjyzede Zalla duhet të marin mjekim edhe në ditët në vazhdim.

Edhe pse situata është në monitorim të plotë, një pjesë e mirë e pacientëve të vegjël janë shtruar në spital për shkak të komplikacioneve që paraqesin me frymemarrjen apo edhe temperaturën e lartë .

Ndërkohe mjekja pediatre Zalla tregon se janë marë të gjitha masat paraprake nga ana e stafit të punonjësve në pediatrinë e spitalit rajonal Durrës për tju ardhur në ndihmë të gjithë vogëlushëve të cilët do të kenë probleme shëndetësore .

BalkanWeb

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: