Vajza e ish-kryetares së Kuvendit Jozefina Topalli, Megi, pritet që në pak javë të bëhet nënë për herë të parë. Burimet pranë saj konfirmojnë se brunia simpatike është në muajt e fundit të shtatzënisë, edhe pse gjinia e fëmijës që pritet të vijë në jetë së shpejti nuk dihet ende.


Por kush është partneri i ekonomistes, shkodrani që miqtë e thërrasin ‘Angjo’ e që i ka rrëmbyer zemrën vajzës së politikanes?! Djali quhet Angjelin Serreqi dhe, siç citon ShkodraWeb, burime pranë çiftit ai dhe Megi jetojnë prej disa muajsh bashkë.


Angjelini është pinjoll i një familjeje të vjetër e të njohur shkodrane dhe se lidhja e tyre është bërë tashmë edhe zyrtare mes dy familjeve. ‘Angjo’ siç e thërrasin miqtë ka jetuar për disa vite në Itali ku ka përfunduar edhe studimet në Universitetin e Padova-s për shkenca kompjuterike.


Prej më shumë se 1 viti e gjysmë informaticieni është zhvendosur në Tiranë ku drejton edhe kompaninë e tij që merret me shërbim IT dhe zhvillim software-sh për bizneset.

Dy shkodranët e dashuruar: ajo ekonomiste e ai informaticien po shijojnë romancën e tyre prej disa muajsh dhe duket se janë gati të bëhen prindër për herë të parë.