Rezultatet fantastike të peshëngritësve shqiptar janë bërë shpesh “pis” nga hijet e dopingut. Të festojë një medalje ishte kthyer në tabu në një kohë kur duhet të prisje gjatë për të marrë një konfirmim zyrtar. Ajo që ndodhi kohët e fundit me peshëngritjen shqiptare zbehu jo pak këtë sport elitarë dhe arritjet e tyre të jashtëzakonshme. Jemi mësuar që nga dopingu të humbasin shumë medalje, por si rrallë herë Shqipëria e fiton një të tillë, këtë herë dopingu ka pasur një efekt të kundërt.

Qerimaj2
Qerimaj2

Zyrtarisht, Erkand Qerimaj shpallet fitues i medaljes së bronze në stilin e shkëputjes në Botërorin e vitin 2017 që u zhvillua në SHBA, pasi rivali i tij doli pozitiv edhe ne testin B. Ka qenë vetë peshëngritësi shkodran i cili me anë të një statusi në faqen e tij zyrtare në Facebook ka bërë publik këtë lajm:

Erkand Qerimaj
Erkand Qerimaj

Kujtojmë që Qerimaj garoi në atë Botëror në peshën deri në 77 kg dhe në stilin e shkëputjes arriti të mbante lart 155 kg, peshë e cila i ka dhënë tashmë zyrtarisht medalje bronzi.
(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb