Në një kohë kur Juventus është duke bërë llogaritë se kur mund të rikthehet D.Costa, braziliani vijon ta shoh vetën në qendër të merkatos. Sipas të përditshmes italiane “Tuttosport”, në fakt vetë drejtuesit e “Zonjës së Vjetër” janë duke vlerësuar ofertat që mund të vijnë për sulmuesin brazilian, i cili në verë pritet të jetë i sakrifikuari i parë për të ulur kostot e shpenzimeve që Juventus ka projektuar.

Douglas Costa 705049 620x358
Douglas Costa 705049 620×358

Siç dihet, ish futbollisti i Bayern Munich pëlqehet shumë nga Man.United, të cilët edhe pas largimit të Jose Mourinhos kanë treguar se vijojnë të jenë të interesuar për D.Costa. “Djajtë e kuq” nuk janë e vetmja skuadër që pëlqen brazilianin pasi sipas “Tuttosport”, Inter është duke studiuar mundësinë për ta afruar në Milano.

Costa
Costa

Costa shihet si lojtari perfekt për Interin, mbi të gjitha duke iu referuar faktit që Perisic është me valixhe në duar. Juventus nga ana e tyre nuk kanë ndërmend të bëjnë rezistencë për Costan mjafton të marrin shumë që kërkojnë, 50 milion euro, shifër kjo e cila do të investohet menjëherë për të afruar një ndërmjet Zaniolo ose Chiesa.
(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb