3 vite më parë trofeu i iku nga duart vetëm në “frymën e fundit”, nga “ruleta” e penalltive përballë Italisë, por në Angli besojnë se këtë Evropian mund të rikthejnë më në fund kupën në shtëpi. Në fakt, edhe në sytë e opinionit, “tre luanët” shihen si një nga favoritët kryesor për të triumfuar në Gjermani, mjafton të shohim listën e lojtarëve të grumbulluar nga Southgate, por dhe lojtarët që la jashtë.

Nga lista paraprake prej 33 lojtarësh, Southgate hoqi 7-të lojtarë, tre të fundit bënë shumë zhurmë, pasi Southgate nuk mori me vetë Jack Grealish, një nga lojtarët më të mirë në ishull, protagonist në suksesin e Man.City në Premier League. Jashtë mbeti edhe Harry Kaguire, dikur kapiten, dhe një lojtar me shumë eksperiencë. I fundit që mbeti jashtë ishte edhe James Maddison.

Anglia
Anglia

Zgjedhjet e Southgate bënë shumë zhurmë edhe në fillim, me trajnerin që la jashtë përfaqësueses lojtarë si Rashford, Jadon Sancho, Sterling etj, praktikisht një formacion që do ta kishte zili çdo përfaqësuese e madhe.

Edhe vetë Southgate e pranoi që këto kanë qenë zgjedhje shumë të vështira: “Kanë qenë ditët e mia më të vështira. Kemi disa lojtarë që janë sjellë mirë këtë sezon, mbi të gjitha në muajt e fundit, ku janë shfaqur edhe më të fortë. Në fazën ofensive për fat të mirë kemi shumë opsione. Kanë qenë me të vërtetë telefonata shumë të vështira, por i qëndrojmë vendimeve tona”, u shpreh Southgate.

Prej kohësh flitet që ky pritet të jetë shansi i fundit për Southgate, “faturën” në fund, pas këtyre vendimeve të forta, do ta marrë po Southgate, por këtë herë titulli është i vetmi përfundim që e shpëton.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb