Pavarësisht dënimit të rëndë të UEFA-s, ku korçrët u dënuan me 10 vite përjashtim nga Kupat e Europës dhe 1 milion euro gjobë për skandalin e trukimeve, te Skënderbeu po shohin përpara. Kështu, pas akordit me trajnerin Ilir Daja, për të cilin mungon vetëm zyrtarizimi, te bardhebkuqtë do të bashkohen që këtë javë dhe dy elementë të tjerë.

Turtulli
Turtulli

Marvin Turtulli, ish-mbrojtësi i Tiranës, ka qenë sot në kompleksin “Tropikal”, ku praktikisht ka limuar çdo detaj të kontratës së tij. Ndërkohë, pas largimit të Aldo Teqes, Ardjan Takaj ka vendosur t’ia besojë kuadratin Enea Koliçit, ish-portierit të Flamurtarit, që ofron garanci dhe eksperiencë.

Enea Kolici
Enea Kolici

Të gjitha këto lëvizje bëhen për të patur një Skënderbe kompetitiv, pasi çdo gjë mbetet e varur me verdiktin final të Gjykatës Supreme Federale të Zvicrës, ku korçarët pretendojnë të marrin pafajësinë në lidhje me ndëshkimin për trukim dhënë nga Etika e UEFA-s dhe i konfirmuar nga KAS-i i Lozanës. Ndaj ky investim i Takajt mund të jetë vetëm për një vit. Më pas gjithcka mbetet për t’u parë.

(Balkanweb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb