Bajerni i Mynihut do të mbyllë bashkëpunimin me trajnerin Niko Kovacc në fund të sezonit, edhe nëse ky i fundit do të arrinte të realizonte një “double” duke fituar qoftë Bundesligën, qoftë Kupën e Gjermanisë.

Sipas “Goal” dhe “SPOX”, ky ka qenë vendimi që ka marrë klubi bavaraz gjatë orëve të shkuara sa i takon të ardhmes së trajnerit kroat, qëndrimi i të cilit në Bavari do të përfundonte pas një sezoni dhe, në rastin më të mirë, me tre trofe të fituar: kampionat, kupa dhe superkupa (e fituar në gusht).

(Balkanweb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: