Kryeministri Edi Rama ka dhënë lajmin e mirë në një takim me shqiptarë në Selanik, se së shpejti familjet e emigrantëve do të kenë në dispozicion një aplikacion që do të ndihmojë fëmijët të mësojnë gjuhën shqipe.

Në nisje të takimit, Rama bëri me dije se 50 mësues të cilët lidhën kontrata me Ministrinë e Arsimit, do të ndihmojnë vogëlushët shqiptarë të mësojnë gjuhën amtare.

“Krijimi i një rrjeti mësuesish të lidhur me Ministrinë e Arsimit, shtrirje edhe në Greqi që fëmijët dhe prindërit të mësojnë shqip me mësues të dedikuar. Shumë shpejt do të vëmë në dispozicion një program të ri,. Shumë të zhvilluar dhe miqësor me fëmijët, dhe shumë i dobishëm për prindërit për të mësuar shqip përmes një aplikacioni në kompjuter.
Ndryshe nga programet në televizion apo që kemi bërë deri tani është më miqësor, sepse është vështirë t’i përqendrosh fëmijët para një leksioni të një mësuesi, ndërsa me aplikacion është më e lehtë”, tha Rama.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb